Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është në rrugë të përballojë valën e tretë, por gjatë njëfarë kushtesh

Dy raste të mutacionit të Covid-19 në Bullgarinë Veriore

Shpërbërja e Shtabit Operativ Kombëtar është e logjikshme sipas Ministrit të Shëndetësisë në dorëheqje

Foto: BGNES

“Tek dy gra në Bullgarinë Veriore me variantin britanik të Covid-19 u zbulua një mutacion i cili është në fillimin e proteinës spike në thumb“, informoi në brifingun e autoriteteve shëndetësore profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare mbi Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Ky është një shtam që kërkon kujdes, por nuk presim që kjo të çojë deri tek ajo e cila po e shqetëson të gjithë botën - nevoja për një vaksinim ose për një shërim të ri”, tha akoma ai.  Po bëhet i ashtuquajturi “sekuenim i mutacionit” në Institutin e Biologjisë Molekulare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Të dyja gratë janë mjekuar në kushte shtëpiake dhe tanimë janë të shëruara.

Po e përballojmë valën e tretë të Covid-19, masat e mara ishin në kohë, të plota dhe efektive dhe dhanë rezultat, përgjithësoi pamjen epidemiologjike ministri i shëndetësisë në dorëheqje profesori Kostadin Angellov. “Sistemi shëndetësor rezistoi pavarësisht nga presioni i madh “, shtoi ai. Sipas fjalëve të tij, tendenca për pakësimin e numrit të të sëmurëve të shtrirë në spital është e qëndrueshme dhe do të ndihet pas disa javëve. Numri i pacientëve të shëruar po vazhdon të jetë më i madh nga ky i porsa të infektuarve. Ministri vizatoiskenarë të ndryshëm për arritjen e një imuniteti kolektiv - ai më optimist është që kjo të ndodhë në fund të muajit qershor, kurse ai më pesimist - në fund të gushtit. Atëherë do të mund t’i lejojmë vetes mungesën e masave ose kufizime minimale.

Vendi ynë renditet në vendin e 11 për nga sëmundshmëria me 570 në 100 mijë veta në Bashkimin Evropian dhe në vend të 2 për nga vdekshmëria me 24 në 100 mijë veta, sipas të dhënave nga dy javët e fundit, njoftoi inspektori shtetëror shëndetësor docenti Angell Kunçev.

“Kurba e epidemisë po bie tanimë për javë të tretë të radhës dhe nëse ne mundim të ruajmë këtë ritëm, do të ecim drejt përfundimit të valës së tretë”, komentoi ai. Inspektori citon akoma rezultate, sipas të cilave po vihet renjë dyfishim i numrit të rasteve kritike - më pak të infektuar në një moshë më të ulët, por me një sëmundje më të rëndë dhe një vdekshmëri më të lartë.

Shpërbërja e Shtabit Operativ Kombëtar me urdhër të kryeministrit në dorëheqje Bojko Borisov është “absolutisht e logjikshme”, sipas profesorit Kostadin Angellov. Një strukturë e tillë mbi institucionale, e cila koordinon organet shtetërore, është e udhës të formojë kryeministri tjetër, mendon ai. Urdhri për shpërndarjen e Shtabit Operativ Kombëtar është nga data 26 shkurt, nënvizoi ministri në dorëheqje. Pavarësisht se organi tanimë nuk ekziston, ai do të vazhdojë të japë brifingje.

Sipas kryetarit të Shtabit Kombëtar të vVaksinimit profesor Krasimir Gigov më shumë njerëz janë të imunizuar me preparatin e “Phizer”-afro 307 mijë doza. Vaksina të “AstraZenekës” u është vënë rreth 240 mijë vetave, kurse të “Modernës” - rreth 71 mijë. Deri në mesin e muajit qershor presim që tek ne të mbërrijnë 3,5 milionë doza nga vaksina e “Pfizerit”, 450 mijë të “Modernës”, 1 milionë të “Astra Zenekës” dhe 500 mijë të “Jansenit”, thaBogdan Kirillov, drejtor i Agjencisë për Ilaçet.

Sipas profesorit Kostadin Angellov situata e jashtëzakonshme epidemike duhet të zgjatet edhe më një muaj, por vendimi do të merret  nga kabineti i ardhshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD