Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkollat bullgare jashtë vendit po përcjellin një vit të suksesshëm shkollor, pavarësisht nga pandemia

Për prioritetet të cilat jep gjuha bullgare jashtë shtetit

Në trembëdhjetë shtete amerikane zotërimi i gjuhës bullgare ju sjellë kredi për në universitet

Foto: bgshkolo.co.uk

Prej disa vjetëve Shoqata e Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit ka pranuar si një kauzë të vet që bullgarët e rinj jashtë kufirit përmes mësimeve në gjuhën e nënës të mund të aplikojnë në universitete të huaja. Por, që të mund të arrijë këtë ëndërr, Shoqata ka nevojë prej një dore të zgjatur nga ana e shtetit tonë.

Çështja që ngre Shoqata në peticionin drejtuar Parlamentit Evropian ka të bëjë me ekzistencën dhe njohjen e provimit të gjuhës bullgare si një gjuhë të huaj në sistemin arsimor të shteteve të veçanta.

“Ne e kemi këtë ide prej viteve - gjuha bullgare të barazojë statusin e saj me gjuhët e Francës, Anglisë, Spanjës, Italisë e kështu me radhë - tregon Snejina Metcheva, drejtoreshë e shkollës bullgare në Londër dhe zëdhënëse e Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit. Në këtë mënyrë, fëmijët duke dhënë një provim në gjuhën amtare, do të kenë po këto privilegje gjatë aplikimit në universitete dhe kolegje dhe gjatë punësimit.  Peticioni tanimë kaloi në Parlamentin Evropian dhe ishte drejtuar një rekomandim ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mendohen sesi të  rishikojnë dispozitat dhe rregulloret e tyre ligjore. Por, del se një statut i ngjashëm i gjuhës bullgare nuk mund të imponohet nga ana juridike në çdo një shtet, sepse sistemet e arsimit janë autonome. Prandaj dhe çështja që këtu e tutje duhet të zhvendoset në nivel shtetëror përmes bisedimeve dypalëshe midis ministrave të arsimit.”

Snejina Metcheva

Ndryshe nga Evropa, ku çështja mezi tani do të kërkojë zgjidhjen e vet, 13 shtete amerikane tanimë e kanë përfshirë gjuhën bullgare në të ashtuquajturën Vulë Dygjuhëshe.

Kjo do të thotë se universitetet vendase e njohin dokumentin e zotërimit të gjuhës të lëshuar nga një institucion bullgar dhe ai ka përparësi gjatë aplikimit të bullgarëve jashtë kufirit. Nxënësit nga shkollat e ditës së diel jashtë shtetit kanë mundësi të vërtetojnë njohuritë e tyre të gjuhës bullgare përmes një provimi në Departamentin e Mësimit të Gjuhëve pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.

Mbi 11 000 fëmijë nga klasa e 1 deri në klasën e 7 në shkollat bullgare të ditës së diel  jashtë shtetit u paraqitën në testin e parë për nga lloji i vet në gjuhën bullgare, i cili u zhvillua online.

Dokumenti mund të shërbejë po kështu për formimin e notës mesatare përpara universiteteve tona. Aq më tepër se  Shoqata e Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit ndërmori një fushatë, me anë të së cilës u drejton apel të rinjve jashtë kufirit të kthehen në atdhe, që të përfundojnë arsimin e vet të lartë. Gjatë kohës së dy prezantimeve të mbajtura me pjesëmarrjen e universiteteve bullgare një interes kanë treguar të rinjtë nga Moldavia, Ukraina, Maqedonie e Veriut, Serbia, Greqia, Qiproja, Skocia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia.

Megjithëse përballen me vështirësi të paparashikuara për shkak të ashpërsisë së masave në kohën e epidemisë, shkollat bullgare jashtë kufirit po përcjellin vitin e radhës të suksesshëm shkollor. Sipas traditës sot ata do të shënojnë Ditën e Alfabetit, të Arsimit dhe të Kulturës Bullgare.

“Gjithsesi situata rreth koronavirusit nuk lejon akoma që të kthehemi në  sallat dhe bashkë me prindërit dhe miqtë të zhvillojmë koncertet tona të shkëlqyera - thotë Snejina Metcheva. Por, do të ketë festime online, filma në video dhe prezantime. Kurse në Romë shkolla e ditës së diel “Asen dhe Ilija Pejkovi” dhe Shoqata Kulturore “Paraleli 43” organizojnë një bienale ndërkombëtare të rinisë “Gjurmët bullgare nëpër botë me pikturë, kamera dhe fjalë”.  Ideja e shkollave bullgare është të kërkojnë në vendet e tyre objekte të lidhura me Bullgarinë, dhe fëmijët t'i paraqesin përmes pikturave, videove dhe materialit fotografik. Pas kësaj do të formohet një lloj katalogu të gjurmës bullgare nëpër botë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bgshkolo.co.uk, akademika.bg, schoolbgembassy.org.uk



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD