Zyra e Prokurorisë njoftoi se do të marrë masa kundër të gjitha personave të sanksionuar nga SHBA-ja. Prokuroria e shtetit njoftoi se edhe para vendosjes së sanksioneve sipas ligjit global "Magnitski", ishin sjellë në gjykatë Petër Harallampiev dhe Krasimir Tomov nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe ish Zëvendës Ministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev, ndërsa Vasill Bozhkov është nën hetim. Është e qartë nga njoftimi se tani objekt i inspektimit do të jetë Deljan Peevski - ish-deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), dhe nënkryetari i Byrosë së Kontrollit të Mjeteve të Specializuara të Inteligjencës Illko Zheljazkov, njoftoi reporterja e BNR-së Sillvija Velikova.
Dje në mbrëmje Departamenti i Shtetit i SHBA-së akuzoi për korrupsion tre bullgarë dhe 64 persona të lidhur me ta. Më vonë u bë e qartë se ka akoma tre bullgarë të sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të veprimeve të korrupsionit - ish Zëvendës Ministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev dhe ish Kryetari, si dhe ish Sekretari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë Shtetit, Petër Harallampiev dhe Krasimir Tomov. Harallampiev dhe Tomov janë akuzuar në Bullgari për shitje të pasaportave bullgare.Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..
Uji i detit në Primorsko është më i pastri në Bullgari dhe i dyti për nga cilësia në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit..
Kryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në..