Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkëlqesia e saj Latifa Benazza: Përvoja juaj në bujqësi është tepër e dobishme për Algjerinë

Të dyja vendet kanë një potencial mjaft serioz për bashkëpunim

Foto: ambalg-sofia.org

Pavarësisht nga largësia e kryeqyteteve Sofja dhe Algjeri në mbi 1800 kilometra, të dyja vendet kanë marrëdhënie shumëvjeçare diplomatike. Fillimi i tyre është vënë gjatë vitit 1962, kur Algjeria fiton luftën e cila ka zgjatur 8 vjet, për pavarësinë e vet nga Franca. Ambasada e Algjerisë në Bullgari ekziston që nga viti 1963. Që atëherë deri në vitin 1989, në shtetin afrikano verior punojnë më shumë se 7 mijë bashkatdhetar tanë me një kualifikim të lartë - mjekë, agronomë, inxhinierë, ndërtues e të tjerë. Me ndihmën e tyre janë ndërtuar rrugë, ndërtesa dhe diga.

“Kur erdha në Bullgari përpara 6 vjetëve, me një kënaqësi të madhe zbulova disa nga këta njerëz, të cilët kishin punuar në Algjeri ose fëmijët e tyre, të cilat kanë mësuar gjatë asaj kohe aty. Me këta miq tanë bullgarë gjatë vitit 1994 është krijuar Shoqata e Miqësisë Bullgari-Algjeri”, - sqaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë  Shkëlqesia e saj Latifa Benazza , ambasadore e Algjerisë në Bullgari. Me të ne vazhdojmë të punojmë për popullarizimin e historisë dhe të kulturës së Algjerisë, përmes shfaqjeve të shumta në vende të ndryshme nëpër Bullgari. Bashkëpunimi është shumë i dobishëm dhe për algjerianët, të cilët do të donin të mësojnë më shumë për Bullgarinë”.

Një dëshmi për bashkëpunimin intensiv midis të dyja shteteve është  linja ajrore e drejtpërdrejtë që ekzistonte deri në vitin 1999 midis dy kryeqyteteve.

“Që të hapim një linjë të tillë, ajo duhet të jetë rentabile - është kategorike Latifa Benazza. Është e nevojshme fillimisht të zhvillojmë lidhjet ekonomike, që të ketë interes për një këmbim intensiv - ekonomik dhe turistik. Përpara mbylljes së vet gjatë vitit 1999, linja direkte ishte shumë fitimprurëse. Tani fare vonë rivendosëm linjën direkte me Budapestin, kështu që nuk shikoj se përse në një moment të caktuar të mos e bëjmë dhe me Sofjen.”

Ambasadorja e Algjerisë tek ne është e bindur në mundësitë serioze për këmbim midis të dyja shteteve:

“Ka me të vërtetë një potencial të madh për zhvillim dhe thellim të bashkëpunimit. Do të doja t'i kushtoj vëmendje bujqësisë. Algjeria është një vend i gjerë dhe i madh, kurse Bullgaria ka një përvojë të vlefshme në këtë fushë. Aktualisht po realizohen disa projekte të vogla, por ambicia jonë është të bëjmë diçka shumë më të madhe. Është i mundur dhe një krijim i përbashkët të ndërmarrjeve përpunuese për fruta dhe perime, të cilat të shiten në Bullgari, Algjeri dhe në vende të tjera nga Afrika. Projekte të ngjashme mund të realizohen dhe në fusha të tjera. Bullgaria është e njohur me trëndafilin vajdhënës dhe me produktet, të cilat prodhohen prej tij. Ato meritojnë të njihen gjerësisht në Algjeri dhe në të gjithë Afrikën”.

Sfera të tjera, në të cilat Algjeria dhe Bullgaria mund të gjejnë pika afruese janë industria farmaceutike, kozmetika, teknologjitë informative, industria ushqimore dhe turizmi. Në pjesën më të madhe të këtyre fushave tanimë janë firmosur marrëveshje, të cilat mbetet të zbatohen në praktikë.

Klima dhe reliefi i Algjerisë e bëjnë vendin jashtëzakonisht të favorshëm për turizëm. Pavarësisht nga kjo, ky destinacion akoma nuk është mes më të njohurit për turistët bullgarë. Sipas fjalëve të ambasadores algjeriane, turistët, të cilët e zgjedhin Algjerinë për pushim janë nga e gjithë Evropa, por numri i tyre nuk mund të arrijë pikën e shënuar tek ne gjatë vitit 2019 prej 8 milionë turistë të huaj.

“Kemi potencial për lloje të ndryshme të turizmit. Do të donim bashkë me Bullgarinë të zhvillojmë komplekset turistike, por të mos të lejojmë një turizëm në masë”- shënon Latifa Benazza.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e parë e kthimit të deputetëve nga pushimi: Kërcënim me votë mosbesimi, deklarata në sallën plenare dhe protestë jashtë

Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..

botuar më 25-09-03 2.40.MD

Ursula Von Der Leyen: Bullgaria kontribuon në sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian

Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...

botuar më 25-08-31 9.58.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të..

botuar më 25-08-29 7.14.MD