Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra e refugjatëve në lagjen “Voenna Rampa” është mbi 100 për qind e mbipopulluar

Foto: BGNES

Kapaciteti i Zonës së Sigurisë në qendrën e refugjatëve në lagjen “Voenna Rampa” të kryeqytetit është mbushur më shumë se 100 për qind, tregon një inspektim i Mekanizmit Parandalues ​​Kombëtar pranë Avokatit të Popullit. Zona u ndërtua në vitin 2019 për fëmijët refugjatë të pashoqëruar me një kapacitet prej 100 vendesh. Sidoqoftë, aktualisht, 221 të mitur janë të regjistruar atje, disa prej të cilëve janë të akomoduar në palestër. Për shkak të kushteve jashtëzakonisht të këqija materiale dhe të jetesës dhe stafit të pamjaftueshëm, Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva i dërgoi një rekomandim Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, në të cilën ajo këmbënguli që sa më parë të krijohet një Zonë e Sigurt shtesë me kushte të përshtatshme jetese. Kërkesa të tjera kanë të bëjnë me emërimin e më shumë specialistëve për të punuar me fëmijët, si dhe respektimin e masave anti-epidemike dhe përfshirjen e të miturve në Planin Kombëtar të Vaksinimit kundër Covid-19.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD
Ministri Grozdan Karaxhov

Tre lokomotiva Siemens Smartron hyjnë në shërbim

Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..

botuar më 25-10-10 5.02.MD