Në sheshin “Sëedinenie” (Bashkim) në qytetin Plovdiv është ngritur një monument mbresëlënës , që të kujtojë ngjarjet historike të vitit 1885, kur Bullgaria arriti të ribashkojë dy gjysmat e saj – Rumelinë Lindore dhe Principatën e Bullgarisë.
Monumenti i Bashkimit në qytet u ngrit një shekull pas ngjarjes së rëndësishme. Vend qendror në kompozicionin 12 metrash skulpturor zë figura e një gruaje të re që mban një kurorë dafine mbi kokën e saj. Nga të dy anët janë përhapur në mënyrë madhështore krahët e një zogu, një simbol i synimit të bullgarëve ndaj unitetit dhe lirisë së të dy pjesëve të ndara të atdheut në vitet nga Çlirimi (1878) deri në 1885. Kurora është simbol i fitores së arritur. Skulptura është vepër e krijuesit të njohur me veprat e tij monumentale Veliçko Minekov. Deri në të na çon bulevardi më i gjatë në qytet “Gjashtë Shtatori”.
Në Sheshin “Sëedinenie” është edhe godina e ndërtuar për Kuvendin Rajonal të Rumelisë Lindore, e cila nuk arriti të përmbush funksionet e saj. Në të sot është një nga katër ekspozitat e Muzeut Historik Rajonal – “Bashkimi i Bullgarisë 1885”. Cilat janë eksponatet më të çmueshme në të do të mësoni nga botimi “Qyteti Plovdiv ruan kujtimin për ditën e lavdishme të Bashkimit në një ekspozitë të posaçme” nga koleksioni i Radio Bullgarisë
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Festivali Ndërkombëtar "Plovdiv - i lashtë dhe i përjetshëm: histori, etnologji, kulturë dhe art" hapet më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 qershor. Në veprimtarinë e organizuar nga Shoqata për Rikrijimin Historik “Filipopoll” priten..
A e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq..
Nga qyteti Tutrakan (Bullgaria Veriore), më 30 maj, filloi marshimi i 39-të "Në rrugën e çetës së Vojvodës Tanjo". Ngjarja është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. U mbajt rishfaqja tradicionale e zbarkimit të çetës në brigjet e Danubit...