Regjistrimi zyrtar i popullsisë filloi në mesnatë të 6 shtatorit duke u gdhirë 7 shtatori dhe do të vazhdojë deri më 3 tetor. Në dhjetë ditët e para do të bëhet me vetë regjistrim elektronik, gjë pas së cilës do të kalojë në rrugën klasike – 27 000 regjistrues do të sillen nëpër shtëpitë e njerëzve. Kjo do të ndodhë në periudhën 18 shtatori – 3 tetori, dhe për këtë qëllim u përgatit një protokoll special mjekësor për vizitat, të cilat do të realizohen nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes.
Pyetjet, të cilave qytetarët duhet t’u përgjigjen janë 70 në numër, por plotësohet shpejtë dhe me lehtësi, sigurojnë nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Nga instituti shpresojnë për pjesëmarrjen aktive në fazën elektronike të numërimit, gjë me të cilën startoi procesi i grumbullimit të të dhënave. Në regjistrimin e mëparshëm të popullsisë në Bullgari –10 vjet më parë, këtë e bënë 42 për qind e qytetarëve.
Të gjithë ata që janë në territorin e Bullgarisë ose zakonisht banojnë këtu, pavarësisht nëse janë bullgarë apo të huaj, i nënshtrohen regjistrimit, shpjegon Diana Jançeva, zëvendës kryetare e NSI-së. Kjo përfshin azilkërkuesit dhe ata që kanë marrë statusin sipas Ligjit për Strehimin dhe Refugjatët.

Sa i përket shtetasve bullgarë që janë jashtë vendit te 7 shtatori, është e rëndësishme të dini se ata që mungojnë nga vendi përkohësisht do të numërohen, dmth. për më pak se një vit. Bullgarët që banojnë përgjithmonë jashtë vendit do të regjistrohen në vendet në të cilat ata jetojnë.
Përveç popullsisë në fokusin e statistikës do të jenë të gjitha godinat e banimit dhe banesat në to.
Historia
Në vitin 1880 me dekret të Princit Aleksandër I Batenberg u krijua Departamenti Statistikor pranë Ministrisë së Financave, detyra e parë e të cilit ishte të organizojë dhe të zhvillojë regjistrimin e popullsisë. Më 1 janar të vitit 1881 u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë në Principatën e Bullgarisë. Në atë kohë në shtetin e ri bullgar jetonin 2 007 919 njerëz, dhe familjet janë mesatarisht nga 6 persona. Në vitin 1887 pas Bashkimit të Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore, popullsia e vendit u rrit deri në 3 154 375 veta në 556 400 familje. Në atë kohë mezi 10 për qind e popullsisë ishte e shkolluar.

Në vitin 2011 Bullgaria kreu regjistrimin e parë si shtet anëtar i BE-së, dhe regjistrimin e parë elektronik në vendin tonë. Popullsia ishte 7 364 570 veta, dhe 42 për qind u numëruan online. Numri mesatar i anëtarëve të një familjeje ishte vetëm mezi 2.4 veta. Në vendin tonë më shumë ishin familjet me një anëtar – pothuajse një e treta.
Të dhënat më të sakta demografike për këtë sa jemi, cilët jemi dhe si jetojmë do të kemi pas regjistrimit kombëtar të popullsisë, që filloi më 7 shtatorë dhe do të përfundojë më 3 tetor.
Redaktore: Elena karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..