Kryeqyteti bullgar Sofja u rendit i dyti në konkursin "Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës" për vitin 2023, duke ia lënë vendin e parë kryeqytetit estonez të Talinit. Zëvendëskryetarja e bashkisë Desisllava Bileva komentoi se Sofja ka përmirësuar treguesit e saj ekologjikë përsa i përket ajrit, mbeturinave, përshtatjes me ndryshimet klimatike, lumenjve dhe ujit.
"Të dhënat tregojnë gjithashtu se transporti nuk është më një burim kaq i madh ndotjeje falë metrosë," shtoi ajo. Sipas saj, transporti është përmirësuar pothuajse plotësisht dhe tani është i pastër ekologjikisht, me zero emetime.
Bashkia e Sofjes po vazhdon punën e saj në projektet për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër, siguroi zëvendëskryetarja e bashkisë.Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..
Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..