“Gjuha bashkëkohore letrare bullgare është imponuar në sajë të përkthimit të Biblës nga Petko Sllavejkovi. Ivan Vazovi e ka quajtur librin shkollor i cili ka formuar gjuhën tonë letrare”, vë në dukje Mihaill Gërkov, një nga bashkautorët e librit “150 vjet përkthimi i Biblës nga Sllavejkovi”.
Sivjet festojmë një shekull e gjysmë nga përkthimi modern i Librit të Shenjtë, i njohur akoma si përkthimi i Petko Sllavejkovit. Fondacioni “Burimi i së ardhmes” zhvillon një varg ngjarjesh në të gjithë vendin, kushtuar prejardhjes së Biblës dhe kontributit të saj në historinë e letërsisë, kulturës dhe vetëdijes bullgare.
Nga data 3 deri më 5 tetor në qytetin Kjustendill mund të vizitohet “Ekspozita e Biblës”, në të cilën në panele të veçanta e të specializuara informative i njohin banorët dhe mysafirët e qytetit me rrugën e tekstit të shenjtë gjatë historisë, me vlerën dhe qëndrueshmërinë e tij shpirtërore. Vizitorët mund të testojnë njohuritë e tyre për Librin e Librave në murin interaktiv të ekspozitës, si dhe të vizitojnë shfaqjen e filmit “Beteja për kutinë”, kushtuar përvjetorit të përkthimit të Biblës nga Sllavejkovi.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në..