Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbështetja masive për DPS dhe “Vëzrazhdane” jashtë shtetit ka logjikën e vet

Vota jashtë shtetit – mobilizim dhe zhgënjim nga alternativat e statukos

Foto: BGNES

Zgjedhjet e treta radhazi parlamentare në vendin tonë këtë vit tashmë janë në histori. Ato ishin më të veçanta për shkak të kombinimit të tyre me zgjedhjet e rregullta për president dhe nënpresident. Dhe nëse rezultati i atyre të rregullta do të vendoset në balotazh, atëherë rezultati i atyre të parakohshme do ta përballë vendin përpara një enigme të re - a do të formohet një qeveri e rregullt dhe me çfarë horizont veprimi do të jetë ajo? Sociologu nga Agjencia “Galluzp” Përvan Simeonov është i bindur, se kësaj here ekzistojnë të gjitha parakushtet për koalicion qeveritar, por nuk u angazhua për të parashikuar qëndrueshmërinë e tij.

“Shihet se sërish partitë e ndryshimit gëzojnë mbështetje të mjaftueshme për të qenë në gjendje së bashku me BSP-në, të dalin me një opsion, Megjithatë, nëse nuk e bëjnë, kam frikë se në zgjedhjet e ardhshme pjesëmarrja mund të jetë shumë e ulët, duke çuar në radikalizimin e procesit politik dhe ngjarje të tjera të paparashikuara.”

Përveç rezultateve të mira të partisë së ish ministrave në detyrë Kirill Petkov dhe Asen Vasillev, zgjedhësit  dhanë një numër të konsiderueshëm votash për parti si Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe formacionin nacionalist “Ringjallja” (Vëzrazhdane). DPS doli nga zgjedhjet si forca e parë politike jashtë shtetit (38.65 për qind), të ndjekur nga partia e re “Po e vazhdojmë ndryshimin” (22.19 për qind) dhe “Ka një popull të tillë” (10.96 për qind). Partia që u mbështet në retorikën antipandemike dhe arriti të kalojë barrierën prej 4 për qind për të hyrë në parlament - “Ringjallja” (Vëzrazhdane), mori një mbështetje serioze nga bullgarët jashtë shtetit – 6.20 për qind, dhe u radhit menjëherë pas GERB (8.01 për qind) dhe “Bullgaria Demokratike” (7.97 për qind) në klasifikimin e rezultateve nga jashtë me 97.7 për qind të protokolleve të përpunuara.

Përvan Simeonov

Paraqitja e DPS dhe “Vëzrazhdane” ndër bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit meriton një analizë serioze.

“Lëvizja arriti të kujtojë se çfarë mund të bëjë – diçka që e kishim harruar së fundmi – thotë Përvan Simeonov. – Jemi dëshmitarë të votimit masiv në territorin e një vendi tjetër, gjë që nuk ndodhi në korrik, pavarësisht heqjes së kufizimeve për hapjen e seksioneve në vendet jashtë BE-së. Ndërkaq kjo u bë në një vend, i cili është në marrëdhënie të tensionuara me botën perëndimore. Më e rëndësishmja tani është, se DPS kujtoi për veten, jo vetëm përmes votimit në Turqi, por edhe përmes fushatës e zhvilluar për kandidatin e vet presidencial. DPS mobilizohet në kushtet e një rrethimi politik në Bullgari.”

Fenomeni me rezultatin e mirë të partisë “Ringjallja” ndër bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit, gjithashtu ka shpjegimin e tij të logjikshëm – zhgënjimin nga formacionet e tjera alternativë të statukuos.

“Alternativa e parë e madhe, në personin e Sllafi Trifonov dhe “Ka një popull të tillë”, dështoi. “Bullgaria Demokratike” hasi konkurrencën përballë “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Në momentet e tilla përkrahje për të tjerët po rritet. Zakonisht parti të tilla ndërmarrin një strategji kundër të gjithëve, nuk marrin pjesë në koalicione dhe kjo kontribuon që rezultati i tyre të vazhdojë të rritet. Jo në vend të fundit, “Ringjallja” është një nga formacionet e protestave në Bullgari dhe është krejt normale që emigrantët ekonomikë jashtë shtetit të preferojnë ta mbështesin atë.

Si një problem i cili do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, Përvan Simeonov dalloi tendencën e vazhdueshme prej vitesh që partitë të nënvlerësojnë potencialin e votës që mund të marrin nga jashtë dhe neglizhojnë peshën e saj.

“Kjo më tej mund të jetë mjaft domethënëse. Arsyeja – një numër në rritje i bullgarëve janë jashtë dhe nuk kemi zgjidhje, na duhen. Një moment tjetër i rëndësishëm në votën jashtë shtetit është se ajo mund të jetë vendimtare në rast të rezultateve të paqëndrueshme për secilën nga partitë. Kjo do të thotë, se edhe një punë e vogël e bërë për dhe mes këtyre komuniteteve mund t’i kthehet formacionit përkatës i cili e bën atë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

95 për qind e japonezëve e njohin kosin bullgar

Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..

botuar më 25-10-14 2.52.MD

Mbi 20 000 bullgarë dhe kompani nga jashtë - përdorues të faqes për punë në atdheun e tyre

Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..

botuar më 25-10-14 11.58.PD

Pse drejtuesit e huaj të kamionëve bëhen objekt i korrupsionit në rrugët e Bullgarisë

Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..

botuar më 25-10-13 7.10.PD