Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Mjedisit dhe Ujërave është dënuar për t’i paguar një termocentrali privat 25 mln leva

Foto: arkiv

Ministria e Mjedisit dhe Ujërave është dënuar për t’i paguar termocentralit privat “Brikel” një dëmshpërblim prej 25 mln levash (12.8 mln euro). Ky është vendim i Gjykatës Supreme Administrative, i cili nuk mund të apelohet, raportoi gazeta “Dnevnik”.

Padia u ngrit për shkak të refuzimit të Ministrisë në vitin 2012 për t'i dhënë termocentralit kuota falas për emetimin e gazeve serrë nga Rezerva e “Pjesëmarrësit e Rinj” në kuadrin e Skemës Evropiane të Tregtimit të Emisioneve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD

Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit

Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..

botuar më 25-10-24 5.22.MD

Kabineti propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare te Administrata Presidenciale

Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..

botuar më 25-10-24 2.52.MD