Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) kërkoi që paga minimale këtë vit të jetë 730 leva (373 euro), në vend të 710 levave (363 euro) të shpallur nga Ministri i Financave Asen Vasilev. Në një forum diskutimi për kufizimin e punës së paguar keq u njoftuan të dhënat e fundit, sipas të cilave mbi 870 mijë njerëz në Bullgari marrin shpërblim sa paga minimale ose afër saj. Të dhënat tregojnë se në të gjithë Evropën vetëm në Shqipëri dhe në Mal të Zi paga minimale është më e ulët se në vendin tonë. Në Maqedoninë e Veriut paga më e ulët është 20% më e lartë se në Bullgari.
Sindikata pret që inflacioni zyrtar për muajin dhjetor 2021 të arrijë në 8% me bazë vjetore krahasuar me muajin e fundit të vitit 2020.Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..