Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reforma e planifikuar në strukturat e policisë është një çështje shqetësuese për forcat e rendit

Foto: BGNES

Sindikata më e madhe e policisë, Sindikata Federale e Nëpunësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (SFSMVR), shprehu shqetësim për reformën e planifikuar në strukturën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Kjo duket qartë nga qëndrimi i federatës, dërguar mediave, me rastin e idesë së diskutuar që shërbimi zjarrfikës dhe numri i urgjencës 112 të funksionojnë në një strukturë të veçantë. Në deklaratë thuhet se këto synime për ndryshime në MPB krijojnë pasiguri, tension dhe demotivim te punonjësit në disa drejtori policie. Në të njëjtën kohë, ka dyshime për zbatueshmërinë e marrëveshjes së koalicionit.

Për këtë shkak sindikata e policisë insiston për në një takim urgjent me kryeministrin për të diskutuar situatën në MPB.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD

Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit

Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..

botuar më 25-10-24 5.22.MD