 
						
											
											
“Fëmijët tanë tanimë ndodhen në Paris bashkë me vërsnikët e vet nga vendet e tjera evropiane. Po fillon përgatitja për ngjarjen e madhe”- thuhet në njoftimin e lëshuar nga ekipi i projektit “Muzika në vend të Rrugës”.
“Fëmijët tanë” janë Sasho Georgjiev dhe Conjo Çollakov nga lagja rome “Nadezhda” /Shpresa/ në qytetin Sliven. Ata janë pjesë e iniciativës “Muzika në vend të rrugës”, të drejtuar nga Georgi Kallajxhiev - një violinist i cili ka vizituar botën, ish koncert mjeshtër i Ansamblit të Dhomës “Sofijski Solisti”.

I nisur dikur nga po kjo lagje, zoti Kallajxhiev , bashkë me bashkëshorten e tij krijon projektin, i cili fut fëmijë të talentuar nga familje të varfra rome në botën e muzikës klasike. Për koncertin në Paris kanë qenë të miratuar akoma dy instrumentistë të rinj - Nikolina Nikollaeva dhe Veli Dormushev, por udhëtimi i tyre dështon për shkak të kërkesës në Francë për vaksina të të rinjve në moshë mbi 16 vjeç. Nikolina është pianiste, ajo mëson në një gjimnaz elitar gjuhësor, tre të tjerët janë violinistë dhe janë në shkolla të ndryshme muzikore. Prej muajve të tërë ata zhvillojnë prova të programit me veprat e Mussorgsky, Beethoven etj., në të cilin do të marrin pjesë si pjesë e Orkestrës Evropiane të Fëmijëve, e përbërë prej 120 muzikantë të rinj nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Koncerti është një ngjarje nga projekti i madh DEMOS (abreviaturë nga Dispositif d’éducation musicale et orchestrale à vocationsociale) të Filarmonisë së Parisit. I krijuar gjatë vitit 2010, ky projekt social është i orientuar drejt fëmijëve prej grupeve etnike dhe sociale me një prani të kufizuar deri tek kultura dhe muzika.

Koncerti i ardhshëm i Orkestrës Evropiane të Fëmijëve është më 26 shkurt në sallën “Pier Bulez” të Filarmonisë së Parisit. Ai i kushtohet Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Presidenti Emmanuel Macron dhe përfaqësues të elitës politike franceze.
Përpiloi: Allbena Bazovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Institut Culturel Bulgare à ParisOrkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski , po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita..
Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reKoncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një..
Në vitin 1979, në ekranet bullgare u shfaq filmi televiziv për fëmijë me shtatë seri "Filjo dhe Makenzen" nga regjisorët Dimitër Petrov dhe Vlladislav..
