Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, 90.8% e familjeve jetojnë në shtëpitë e tyre. Me qira banojnë 3.7% prej bullgarëve. 8% kanë një shtëpi të dytë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. 92.2% e familjeve jetojnë në shtëpi të ndërtuara para vitit 1990. 65.2% kanë apartamente me dy ose tri dhoma. 70.4% e banesave janë përqendruar në qytete. 23.4% e familjeve kanë garazhe.
82.5% e familjeve kanë energji elektrike, ujë, kanalizim, banjë dhe tualet të brendshëm. 44.7% e banesave në fshatra kanë kanalizim qendror, në qytete - 97.9%. 81.8% e familjeve në fshatra dhe 97.9% në qytete kanë një tualet të brendshëm. 56.2% e familjeve posedojnë vetura. 55.2% e familjeve kanë kompjuter dhe 67.4% kanë internet në shtëpi.Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..