Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doni dhe albumi i tij i ri për emigrantët e ktheu Bullgarinë në frymëzim dhe kujtim

Foto: arkiv personal

Ky album është për të gjithë ata që e ndiejnë, e kanë ndjerë apo do të ndjejnë vetminë. Është për emigrantët e brendshëm ose të jashtëm, për të gjithë ata që kanë shqisat për të dëgjuar tingullin e kujtesës "- kështu e përshkroi Dobrin Vekillov-Doni për Radio Bullgarinë albumin e tij të fundit "Emigrantski" (“Emigrantëve”) Dhjetë këngët në të janë një histori për jetën e mërgimtarit, për ndjenjën ndaj Bullgarisë kur je larg saj. Kjo është një muzikë për kujtesën tonë dhe për rrënjët që janë busulla e shqisave tona.

Autori i muzikës dhe tekstit të këngëve është vetë Doni, i cili thotë se albumi ka lindur si rrjedhim i udhëtimeve të tij jashtë vendit:

“Tashmë 9 vite ne udhëtojmë nëpër botë me grupin tonë “Fondacijata” (“Fondacioni”). Në vitin 2018 madje realizuam një turne botëror. Kishim turne edhe me shfaqjenteatrale "Seks, Narkotikë dhe Rock'n'Roll", e cila "jeton" prej 30 vitesh në Teatrin e Ushtrisë Bullgare (në spektaklin në fjalë Doni merr pjesë si aktor). Gjatë udhëtimit tonë ne u njohëm me shumë bullgarë dhe me shumë prej tyre u miqësuam. E pashë se sa më larg ndodheshim, aq më e fortë ishte lidhja e njerëzve me Bullgarinë. Kjo është tema që më preku më shumë dhe ishte më afër meje. Dhe kur fillova ta kompozoja muzikën, këngët lindnin vetëm jashtë shtetit dhe jo brenda. Atëherë vendosa se tekstet gjithashtu duhet të prekin këtë temë. Më pas lindi ideja për t'i lidhur ato me një fije të padukshme në një histori të përbashkët. Vendosa që mjetet shprehëse të jenë përmes tingullit simfonik, i cili të ndërthuret me instrumente etno dhe kështu lindi albumi. “Nga çdo këndvështrim, ai është i sinqertë dhe mbështet diçka që më ka ndjekur për kaq shumë vite dhe me siguri do të vazhdojë të më ndjekë - emigracionin”, tha Doni.

Bullgaria doli të ishte jo vetëm një territor, jo vetëm një gjuhë, por më e rëndësishmja është se Bullgaria doli të ishte rrënjë”, është kategorik muzikanti. Dhe këto rrënjë janë filli që e kthen albumin në një histori për etapat e jetës së një emigranti.

“Momenti që ikën", "Nestinarka ","Me erën përpara", "Ka kohë" - këta janë disa nga titujt e këngëve në të. Katër këngë të tjera mbajnë emrat e katër stinëve. "Sepse kur tregon një histori për Bullgarinë, duhet t’i përfshish edhe stinët," mendon Doni.

“Ajo që më ka bërë gjithmonë përshtypje jashtë vendit tonë dhe në vende të largëta, ku stinët shpesh reduktohen në dy, për shembull, është se njerëzve me të cilët fola atje u mungojnë katër stinët tona. Atyre u mungon aroma e tyre, kujtimet e fëmijërisë të lidhura me katër stinët.”

Kënga e parë me të njëjtin emër nga albumi, kënga “Emigrantëve”, është mjaft emocionuese. Në video shfaqen fëmijët e disa bullgarëve, ose fëmijë nga martesa të përziera nga mosha 5 deri në 11 vjeç nga gjashtë kontinente. Doni na tregoi se kur ka vendosur ta vizualizojë këngën në këtë mënyrë, është lidhur me komunitetet bullgare jashtë vendit, i ka njohur me idenë e tij dhe ata e kanë ndihmuar në gjetjen e familjeve përkatëse.

“99% e këtyre fëmijëve nuk kanë lindur në Bullgari, por ndjekin shkollat ​​bullgare, mësojnë bullgarisht, shumë prej tyre e flasin mirë gjuhën tonë dhe të tjerët e kanë mësuar më mirë falë këngës.”

Fotot janë bërë jashtë, rreth vendeve ikonike për secilin vend. “Videoja tregon Gjirin e famshëm të Rio de Zhaneiros dhe statujën e Jezu Krishtit, lumin Amazon, Zelandën e Re, Australinë, Kuvajtin, Maltën, Murin e Berlinit në Gjermani, Cape Town. Në përgjithësi, ne udhëtojmë nëpër tokë me këtë video”, thotë Doni. Ai na tha se projektit i janë bashkuar shumë fëmijë, por kanë zgjedhur shfaqjet më cilësore. Vendimin përfundimtar e ka marrë regjisorja e videos dhe artistja në kopertinën e albumit Zllatka Shetkova. Vetë Doni është thellësisht mirënjohës për dëshirën dhe pasionin me të cilin fëmijët dhe familjet e tyre i kanë dërguar kuadrot.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkivi personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD