Bullgaria është një vend i bukur, i qetë dhe i sigurt, ndërsa bullgarët janë një popull mikpritës dhe krenar, gjithmonë të gatshëm për të treguar më të mirën nga vetja para pjesës tjetër të botës. Por ka veçori tipike bullgare, të cilat janë të pakuptueshme për të huajin kureshtar. Ja disa prej tyre:
“Të mos diskreditohemi para të huajve” është një frazë tipike bullgare. I huaji është i përkujdesur si një “vezë e lyer”. Qëllimi është të mos dyshojë për asnjë moment mikpritjen e famshme bullgare - një çështje nderi për çdo mikpritës që respekton veten. Por ndonjëherë është shumë - nikoqirët do t'ju trajtojnë si mikun e tyre më të mirë dhe do të ofendohen rëndë nëse nuk uleni në tryezën e familjes për t’u argëtuar deri në orët e vona, ose do të këmbëngulin t’ju shoqërojnë kudo për t’ju treguar atraksionet lokale etj.
Kujdes! “Po” do të thotë “Jo”. Kur një i huaj vjen për herë të parë tek ne, ai mund të gjendet në një situatë konfuze për shkak të mënyrës se si u përgjigjemi pyetjeve të tij. Arsyeja? Ne tundim kokën në të kundërtën për “po” dhe “jo” nga pjesa tjetër e botës. Me fjalë të tjera, një tundje e vetme e kokës lart e poshtë në bullgarisht do të thotë një përgjigje negative, ndërsa rrotullimi i saj horizontalisht është në fakt një sinjal pozitiv i pajtimit.
Bullgarët rrallë herë buzëqeshin, nuk u pëlqen t’u tregojnë emocionet e tyre të panjohurve. Ky seriozitet i zymtë të cilin ne nuk e vëmë re, bënë përshtypje të fortë dhe perceptohet si shfaqje e ftohtësisë dhe mungesë edukimi. Por sapo e njeh temperamentin tonë të nxehtë dhe përgjegjshmërinë tonë, i huaji ndryshon shpejt mendimin e tij fillestar dhe madje “i vjen keq” që u mashtrua kaq sipërfaqësisht nga pamja.
Sofra festive, argëtime deri në agim! Nëse ka një gjë që njerëzit tanë e zotërojnë deri në përsosmëri, ajo është aftësia për t’u çlodhur dhe për t’u argëtuar pavarësisht krizave ekonomike dhe privimit kronik. Të huajt pyesin veten se si jemi një nga vendet më të varfra në BE, dhe restorantet tona janë gjithmonë plot - nga pijetoret në fshatin më të largët dhe të shpopulluar deri te kafenetë, tavernat dhe restorantet gustator në qytete.
Me këpucët deri këtu! Nëse jeni të ftuar si mysafir, është mirë të respektoni tiparin tonë të mëposhtëm - bullgarët kujdesen shumë për pastërtinë, ndonjëherë kjo çon në mani. Bëhuni gati të jeni të ftuar me dashamirësi të hiqni këpucët që nga pragu i derës, në mënyrë që të mos ndotni qilimin ose parketin e lisit. Për këtë qëllim, mund t’ju paraqiten pantofla të buta për t’ju bërë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.
Kuzhina bullgare është pikante, shpesh e kripur, ndonjëherë e yndyrshme dhe mjaft orientale. Po, sallata “Shopska”, byreku, grilli miks, patatet e skuqura me djathë dhe shijet e tjera bullgare vlerësohen denjësisht nga mysafiri i huaj.
Por shpeshherë gjellët pikante dhe të kripura, erëzat dhe aromat e forta, i vjen atij më shumë. Përveç kësaj, nuk pranohen gjithmonë pa rezerva boza, kefiri i kripur, taratori, çorba plëndësi, paçe, veshët e derrit të pjekur në skarë dhe një galaktikë të tërë ushqimesh të çuditshme, herë të buta, herë të tjera tepër pikante ose të yndyrshme për shijen e të huajve.Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, BGNES, arkiv
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik..