Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 14 qershorin

E ngrohtë me diell dhe shi pasdite

Foto: arkiv

Paraditen e së martës në lugina dhe rreth lumenjve do të ketë mjegull afatshkurtër. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu, kryesisht në Bullgarinë Lindore dhe Jugore. Do të ketë kushte për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25 deri në 30 gradë, në Sofje 25 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi deri në mesditë do të mbajë mot me diell. Pasdite në shumë vende do të ketë shtrëngata të shkurtra. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 26-27 gradë, ato të ujit të detit 21-23 gradë. Lëvizja e ujit të detit do të jetë 2 ballë.

Në zonat malore para mesditës do të jetë me diell. Pasdite në shumë vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 19 °, në 2000 m deri në 12 °.

Të mërkurën reshjet e shiut do të ndalen në të gjithë vendin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD

Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit

Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..

botuar më 25-10-24 5.22.MD