Rajoni në afërsi të Sofjes – Bankja sivjet shënon Festat e Ujit Mineral dhe Jetëgjatësisë “Goreshljaci 2022” me një program të pasur kulturor. Vetë ditët e quajtur “goreshljaci”, dmth. ditët më me vapë, bien më 15, 16 dhe 17 korrik. Programi fillon me një kinema në të hapur dhe me koncert të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Një moment kyç i festës është shërbimi i Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore dhe bekimi i ujit për shëndet në kishën vendore “Shenjtor Kirik dhe Julita”. Tri ditët e festës në rrugën qendrore parashikohen veprimtari të ndryshme. Më 15 korrik do të rregullohet “Aleja e artizanalëve” me pjesëmarrjen e Dhomës Rajonale të Zanatçinjve. Dy ditët e vijueshme, më 16 dhe 17 korrik, aty organizohet “Aleja e prodhuesve”.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaShoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila..