Nga data 3 deri më 5 gusht do të mbahet edicioni i parë veror i Plovdiv Jazz Fest. Disa nga pjesëmarrësit në program janë Mirosllava Kacarova, Bellosllava dhe braziliania Rosalia de Souza. Koncertet do të jenë në kinemanë verore “Orfeu” nga ora 21:00. “Edicioni veror i Plovdiv Jazz Fest nuk e anulon atë vjeshtor, i cili këtë vit do të jetë nga 4 deri më 7 nëntor në Plovdiv”, tha Mirosllava Kacarova për Radio Sofjen.
Festivali veror do të zgjasë nga 26 deri më 28 gusht në fshatin Markovo, afër Plovdivit. Në mesin e pjesëmarrësve në program do të jetë Dimitër Ljolev dhe kuarteti i tij, Teodosij Spasov, Milen Kukosharov e të tjerë.Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..
Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian..