"Bullgaria Demokratike" u deklarua kundër kthimit të kompanisë ruse "Gazprom" si furnizues me gaz në vendin tonë dhe këmbënguli për shpalljen e qëndrimit të forcave politike, të cilat e konsiderojnë veten si euroatlantike, me rastin e synimit të shpallur të qeverisë së përkohshme për të rifilluar negociatat me kompaninë ruse.
Koalicioni e cilësoi si “thellësisht të rremë” deklaratën se “Gazprom” ofron çmimet më të mira dhe dha shembullin e gazit azerbajxhanas. Partnerët në ish-qeverisjen shtruan gjithashtu çështjen interesat e kujt i shërben kabineti duke refuzuar gjashtë nga shtatë cisternat amerikane - pjesë e veprimit të KE-së për të siguruar gaz alternativ, dhe pse nuk i kërkoi Greqisë dhe Turqisë slote falas për gazin e lëngshëm në nivelin më të lartë politik.
Sipas “Bullgarisë Demoratike”, rivendosja e kontratës me "Gazprom" do të eliminojë shanset tona për të kërkuar dëmshpërblime për kushtet e ndryshuara në mënyrë të njëanshme për pagesën e gazit në prill.
“Bullgarisë Demoratike” i bëri thirrje qeverisë të zhvillojë një plan për të kompensuar familjet dhe bizneset në krizën energjetike.Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..
Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..