Sfidat e shumta, tejkalimi i krizës ekonomike dhe energjetike, përballja me presionin migrator, zbutja e rrezikut të luftës së drejtuar nga Rusia në Ukrainë, kërkojnë përpjekje të bashkuara jo vetëm nga vendet anëtare të BE-së, por edhe nga të gjitha vendet e Kontinentit të Vjetër dhe nga hapësira e zgjeruar evropiane. Kjo do të thotë dialog, koordinim dhe kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta". Kështu tha presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Pragë. Kreu i shtetit tonë ndodhet në Çeki për diskutime mbi "Energjinë dhe ekonominë" në takimin e Komunitetit Politik Evropian - një nismë franceze që mblodhi së bashku BE-në dhe 17 vende nga fqinjësia lindore si Ukraina dhe Moldavia si dhe Ballkani Perëndimor për të diskutuar çështjet e sigurisë. Takimi u vlerësua shumë lart nga presidenti bullgar.
Në kuadër të forumit, Radev u takua me homologun e tij turk Rexhep Erdogan, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në sferën e energjisë dhe luftën kundër presionit të migrantëve, njoftoi korrespondentja jonë Mira Stefanova.Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..