Sfidat e shumta, tejkalimi i krizës ekonomike dhe energjetike, përballja me presionin migrator, zbutja e rrezikut të luftës së drejtuar nga Rusia në Ukrainë, kërkojnë përpjekje të bashkuara jo vetëm nga vendet anëtare të BE-së, por edhe nga të gjitha vendet e Kontinentit të Vjetër dhe nga hapësira e zgjeruar evropiane. Kjo do të thotë dialog, koordinim dhe kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta". Kështu tha presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Pragë. Kreu i shtetit tonë ndodhet në Çeki për diskutime mbi "Energjinë dhe ekonominë" në takimin e Komunitetit Politik Evropian - një nismë franceze që mblodhi së bashku BE-në dhe 17 vende nga fqinjësia lindore si Ukraina dhe Moldavia si dhe Ballkani Perëndimor për të diskutuar çështjet e sigurisë. Takimi u vlerësua shumë lart nga presidenti bullgar.
Në kuadër të forumit, Radev u takua me homologun e tij turk Rexhep Erdogan, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në sferën e energjisë dhe luftën kundër presionit të migrantëve, njoftoi korrespondentja jonë Mira Stefanova.“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..