Në komunën e qytetit Ellhovo më 9 nëntor u shpall ditë zie në kujtim të policit 32-vjeçar Petar Bëçvarov, i cili u vra në shkëmbim zjarri në kufi. Inspektorit të ri do t’i jepet pas vdekjes distinktivi i nderit i Ministrisë së Brendshme dhe, me kërkesë të prindërve të tij, do të varroset me uniformën e Policisë Kufitare.
Asnjë forcë shtesë nuk është e dërguar në kufirin me Turqinë që nga incidenti tragjik. Forcat në terren janë të mjaftueshme, tha para BNR krye komisionari Stanimir Stanev, i cili është zëvendës kryesekretar i ministrisë. Dy persona u arrestuan në Turqi për pjesëmarrje në incident. Ata janë shtetas turq, shpjegoi Stanev dhe shtoi se tashmë në Turqi ka ekipe të Prokurorisë bullgare dhe të Ministrisë së Brendshme, të cilat drejtohen nga zëvendësministra.
Historia e re e BE-së nuk mban mend një incident kaq të rëndë kufitar, komentoi për BNR ish-zëvendësministri i punëve të jashtme Milen Keremedçiev.
“Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet turke, por synuam të qetësojmë presidentin Rexhep Erdogan që ai të mos i drejtonte flukset e mëdha të emigrantëve drejt Bullgarisë. Më pas pati valë të forta drejt Greqisë, e cila mbylli kufirin e saj. Ne nuk e bëmë këtë dhe vazhdojmë të negociojmë me partnerët tanë turq nga pozita e të qenit më të dobët. Është e qartë se ne mbështetemi në shërbime dhe vende të tjera për të kapur trafikantët e emigrantëve dhe për të ruajtur kufijtë tanë”, tha Keremedçiev.
“Frontex” ndihmon edhe kontrollin kufitar bullgar për momentin, por kjo nuk mjafton. Në muajt e fundit, nuk kishte përgjigje adekuate ndaj një fluksi të rritur dhe të strukturuar migrantësh. Ka mundësi që në të të ketë edhe anëtarë të organizatave terroriste, gjë që e bën edhe më të rrezikshme punën e policisë.
“Duhet të pranojmë se ne nuk mund të merremi vetëm me këtë problem dhe të kërkojmë bashkëpunim më serioz, sepse thyerja e kufirit tonë është thyerje e kufirit të BE-së”, kërkoi Keremedçiev.
Të enjten , temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të arrijnë deri në 15°C. Në Sofje, mëngjesi do të nisë me rreth 8°C. Gjatë ditës , do të ketë vranësira të herëpashershme,..
Vota për mocionin e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Rosen Zheljazkov do të mbahet të enjten, më 18 shtator, në orën 16:45. Kjo u njoftua pas përfundimit të debateve që zgjatën më shumë se shtatë orë sot, 17 shtator, nga..
Në lidhje me një video të publikuar në YouTube me titullin "Skemat bullgare me armë (njeriu nga brenda)", menaxhmenti i VMZ-Sopot - ndërmarrja më e madhe ushtarake shtetërore në vendin tonë, deklaron se informacioni i paraqitur në video nuk..
Përveç përdorimit të fondeve evropiane, përshpejtimi i zhvillimit të objekteve kyçe infrastrukturore mund të arrihet edhe përmes mekanizmave të..
Deri në fund të vitit priten pagesa e dytë dhe e tretë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, konfirmoi zëvendësministri i financave, Metodi..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 14°. Një front i ftohtë atmosferik do të kalojë nëpër vend, me vranësira..