G-7 po shqyrton mundësinë e kufizimit të çmimeve të naftës së papërpunuar ruse, të transportuar nga deti, në diapazonin 65-70 dollarë për fuçi, njoftoi BTA. Çështja u diskutua me përfaqësuesit e 27 vendeve të BE-së me idenë për të arritur një qëndrim të përbashkët. Opinionet në BE janë të ndara, disa vende kërkojnë çmime shumë më të ulëta dhe të tjera çmime më të larta. Qëllimi i diskutimeve është vendosja e një tavani për çmimin e naftës ruse të eksportuar nga deti, i cili do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor. Vendimi është pjesë e sanksioneve që supozohet të kufizojnë të ardhurat e Rusisë nga eksportet e naftës në mënyrë që të ketë më pak para për të financuar veprimet e saj ushtarake në Ukrainë.
Ndërkohë, në një sërë rajonesh në Ukrainë, filloi rivendosja e furnizimit me energji elektrike, pasi tri nga katër termocentralet bërthamore që funksiononin në territorin e saj u shkëputën nga rrjeti elektrik. Në shumë vende, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, puna e rimëkëmbjes është përqendruar në infrastrukturën kritike. Në zonën Zaporozhie, energjia elektrike u rivendos. Sipas Ministrisë së Energjetikës, përveç termocentraleve bërthamore, nga rrjeti u shkëputën edhe një pjesë e madhe e termocentraleve dhe hidrocentraleve, gjë që e ka rënduar edhe më shumë situatën. Pas sulmit me raketa ruse dje, 80 për qind e familjeve në Kiev nuk kanë ujë dhe energji elektrike, njofton BTA.
Rrjeti i transmetimeve televizive, rrjeti i energjisë elektrike dhe furnizimi me ujë janë të prekur. Autobusët e elektrifikuar nuk qarkullojnë për shkak të mungesës së energjisë dhe trenat e metrosë qarkullojnë në intervale më të mëdha. Gjithashtu ka një problem me internetin në të gjithë Ukrainën ndërsa në vendet ku ka lidhje operatorët celularë ankohen për mbingarkesë të kapacitetit. Energjia dhe uji pritet të rimëkëmbet brenda ditës.
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..