Forcat parlamentare nuk kanë pritshmëri të mëdha nga kabineti i ri, në të cilin ka vetëm një ndryshim ministri, por i vendosin kërkesat e tyre.
Sipas bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, qeveria duhet të organizojë zgjedhje të ndershme, që sipas tij është një sfidë edhe më e madhe me kthimin e fletave të votimit në letër.
Një nga liderët e “Bullgarisë Demokratike” - Atanas Atanasov, shpreson se kabineti nuk do të ndryshojë kursin e politikës së jashtme të vendit në lidhje me luftën në Ukrainë.
Kryetari i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov nuk ka pritshmëri nga kabineti i ri, por pyet se pse i deritanishmi u përpoq gjatë gjithë kohës të nxitonte procesin e hyrjes në Eurozonë, me kusht që të mos ketë mandat për ta bërë këtë.
Ljuben Dillov nga grupi parlamentar GERB gjithashtu komentoi për kabinetin e deritanishëm: “Rumen Radev nuk ka arsye të jetë i pakënaqur me shumicën e ministrave të tij, as ne. Ata e bënë mirë punën e tyre në këto kushte të vështira”.
Edhe Jordan Conev nga DPS dha një vlerësim të mirë për qeverinë në ikje: “Nga të gjitha kabinetet teknike nga viti 2021, ky padyshim e bën më të mirën - edhe ministri i financave po ecën mirë, edhe kabineti në tërësi. Ka gjithmonë gabime, por kush është pa faj?”
Dhe Georgi Glokov nga BSP pret që qeveria e re të punojë me një shpejtësi më të madhe për të mirën e popullit, duke saktësuar se “kabinetet me detyrë nuk janë gjë e mirë për Bullgarinë”.
Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..
Si një vend në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë, Bullgaria do t'i përmbahet vendimit të Asamblesë Kombëtare dhe nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë kryeministri Rosen Zheljazkov . Në një takim të përbashkët informues me..
Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..
Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të..
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje..