Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në rajonin e qytetit Plovdiv shpëtuan një shqiponjë te artë

Foto: IRMU Plovdiv

Një shqiponjë e artë, e gjetur në gjendje të pafuqishme, u shpëtua nga ekspertët e Inspektimit Rajonal të Mjedisit dhe Ujit në qytetin Plovdiv. Zogu është një nga më të rrallët në Bullgari dhe në botë, i mbrojtur në vendin tonë me Ligjin për Diversitetin Biologjik dhe i përfshirë në Librin e Kuq.

E gjetur në rrugën Plovdiv - Smoljan, në zonën e fshatit Baçkovo, shqiponja sipas të gjitha gjasave ka pësuar një aksident lidhur me goditjen elektrike gjatë uljes në një linjë elektrike. Ekipi i Inspektimit Rajonal të Mjedisit dhe Ujit në qytetin Plovdiv e dërgoi për mjekim në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra në Stara Zagora, ku tashmë u përkujdesën specialistët e “Ballkanit të Gjelbër”.

Pas rikuperimit, zogu do të lirohet përsëri në zonën ku u gjet.

Sipas Librit të Kuq të Bullgarisë, sot kanë mbetur ndoshta 120-150 çifte të kësaj specie. Asgjësimi i habitatit, shqetësimi gjatë kohës së folëzimit, gjuetia pa leje dhe helmimi me karremin e paligjshëm të ujqërve, çakejve dhe dhelprave janë ndër kërcënimet më të zakonshme për shqiponjën e artë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi për Bullgarinë në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës

Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..

botuar më 25-10-01 3.02.MD

Të rinjtë bullgarë preferojnë studimet në Holandë

Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..

botuar më 25-10-01 9.22.PD

Një rajon bullgar kryeson BE-në për vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare

Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..

botuar më 25-09-30 3.32.MD