Ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov ka konfirmuar se ka marrë një letër nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme, Josep Borrell për furnizimin me municione për Ukrainën. Dje, Borell u dërgoi letra të gjithë ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare duke kërkuar që t'i siguronin Ukrainës municione të disponueshme në magazinat e tyre. Sipas ministrit, ka dokumente të qarta se çfarë rezervash municioni duhet të mbajë Bullgaria. Nëse këto rezerva shkelen, qëndrueshmëria dhe aftësitë e ushtrisë bullgare do të dëmtoheshin.
Stojanov deklaroi kategorikisht se në lidhje me ndihmën për Ukrainën, ministria ka zbatuar me përpikëri vendimin e Kuvendit Popullor. "Sigurimi i sistemeve raketore kundërajrore për Ukrainën pa u zëvendësuar me të tjerë do të thotë vetëm një gjë - humbje e sovranitetit ajror. Duke pasur parasysh faktin se aviacioni ynë luftarak është në gjendje të rëndë, dhënia e sistemeve tona raketore kundërajrore është një minus i madh dhe ne nuk do të mund të mbrojmë qiellin bullgar”, ishte kategorik ministri.Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..