Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Objektivi prioritar për Bullgarinë dhe Rumaninë është Shengen

| rinovuar më 23-03-15 6.05.MD
Klaus Johanis dhe Rumen Radev
Foto: BTA

“Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për sigurinë në rajon. Një objektiv i përbashkët prioritar për dy vendet tona është Shengen dhe ne deklarojmë gatishmërinë tonë për pranimin tonë në të.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev pas takimit me homologun e tij rumun Klaus Johanis, i cili është për vizitë në Bullgari me ftesë të kreut të shtetit bullgar. “Ne do të punojmë në mënyrë të konsoliduar për të hequr pengesën tonë ndaj Shengenit, për pranimin tonë më të shpejtë kolektiv”, tha presidenti Radev.

Ai gjithashtu theksoi se së bashku me presidentin rumun dënojnë kategorikisht agresionin rus në Ukrainë dhe riafirmojnë mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me luftën e Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.

Të dy presidentët nënshkruan një deklaratë politike për ngritjen e bashkëpunimit dypalësh në nivelin e një partneriteti strategjik.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD

Parlamenti miratoi ndryshimet për menaxherin special të Lukoil

Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..

botuar më 25-11-07 5.46.MD