Rektorët e nëntë universiteteve nga Bullgaria, Shqipëria, Rumania, Serbia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan sot në Universitetin e Veliko Tërnovos një Memorandum për krijimin e një Qendre Universitare Ballkanike, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova.
Ideja e Qendrës Universitare Ballkanike është mundësia e zhvillimit të përbashkët të projekteve, pjesëmarrjes në programe arsimore dhe përmirësimit të bazës materiale, si dhe aplikimi në strukturat e BE-së në kuadër të programeve të ndryshme për financimin e arsimit dhe shkencës, shpjeguan rektorët e universiteteve ballkanike. Në nënshkrimin e memorandumit, rektori i Universitetit të Veliko Tërnovës, Prof. Hristo Bonxhollov, tha se së bashku me kolegët e tij, ata janë një shembull i mirë për politikanët dhe popujt e tyre.Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..