Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një studio arti ndihmon të mbijetuarit e dhunës të përballen me kujtimet e tyre traumatike

Sillvija Vlladimirova ndihmon gratë dhe fëmijët të shprehen përmes terapisë së artit

7
Foto: FOX Book Café

Në Bullgari nuk ka statistika zyrtare për dhunën në familje, as nuk ka një ligj të mjaftueshëm efektiv. Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, afro 1 milion gra janë viktima në vendin tonë, nuk dihet numri i saktë i burrave dhe fëmijëve që kanë përjetuar dhunë mendore, seksuale apo fizike. Dhjetëra organizata joqeveritare kërkojnë ndryshime serioze legjislative në luftën kundër dhunës në familje dhe kjo çështje do të jetë ndër të parat që do të shqyrtohet nga Asambleja e re Kombëtare.

Një sërë shoqatash po punojnë për të ndihmuar viktimat. Platforma e parë bullgare e këtij lloji, e cila ka mbledhur informacione të dobishme dhe histori të grave që kanë lënë me sukses marrëdhëniet e dhunshme dhe ka mbështetur gra të tjera në rrugën e tyre drejt ndryshimit dhe një jete të re është EMPROVE. Pikërisht aty artistja Silvija Vlladimirova takoi 5 zonja të jashtëzakonshme, të cilat pranuan sfidën për t'i parë marrëdhëniet e tyre në shtëpi, në familje, me fëmijët e tyre në një mënyrë tjetër, duke marrë pjesë në një punëtori krijuese që do të provokonte prindin dhe fëmijën për të punuar së bashku, për t'i motivuar ata të zbulojnë talentin në vetvete dhe ta tregojnë atë.

Sillvija Vlladimirova

“Grupi ishte i vogël, shumë komod dhe rezultati janë 5 tablo të punuara me teknikën e lashtë japoneze oshibana, që është krijimi i pikturave nga bimët dhe lulet – thotë Sillvija Vlladimirova. - Fëmijët, që ishin 10-12 vjeç, ishin të mahnitshëm, ishin si burim, të mrekullueshëm, të koncentruar dhe plot energji. Detyra e pjesëmarrësve ishte të gjenin qendrën në një kanavacë katrore (dhe si simbol të gjenin qendrën në vetvete) dhe të lidheshin si vepër dhe si ndjenjë me prindin pranë tyre.”

Si provokim, artistja vendos gjurmët e duarve të fëmijëve dhe prindërve të tyre në qendër të pikturave të ardhshme dhe rreth tyre fëmijët vendosin gjethe të herbalizuara në formën e një mandale, që simbolizon lidhjen me veten dhe me natyrën. Teknika gjithashtu nuk u zgjodh rastësisht, sepse oshibana do të thotë të mbledhësh, të koleksionosh kujtime.

"Disa nga kujtimet tona mund të jenë traumatike, dhe mendova se kjo është një pikënisje e mirë që t'i kthejmë ato nga kujtimet më 'monokrome' në diçka më të gjallë duke u dhënë një shembull, një shtytje këtyre grave se si të punojnë së bashku me fëmijët e tyre, si t'i kthejnë mendimet e tyre të errëta në shumëngjyrëshe, t'i transformojnë gjërat dhe të mbajnë harmoninë brenda vetes", tha Sillvija Vlladimirova për Radio Bullgarinë.

Pikturat mahnitëse janë rregulluar në ekspozitën "Gjurmë kujtimesh" në Qendrën Kulturore të Sofjes FOX Book Café.

“Ne nuk e kuptojmë atë që grumbullojmë në vetvete si mendime, ndjenja dhe emocione dhe për mendimin tim kjo është mënyra e duhur për t'i nxjerrë në pah - shpjegon Sillvija Vlladimirova rëndësinë e terapisë së artit për të shprehur problemet emocionale ose fizike përmes artit. - Workshop-i, të cilin e realizova në një projekt me mbështetjen e Fondit Kombëtar “Kultura”, është një lloj çlirimi i diçkaje që ju e keni fshehur, grumbulluar, është një nxjerrje e kujtimeve dhe sistemimi i tyre në një mënyrë tjetër. Sepse kur flisni për problemin dhe dhimbjen tuaj, ju e formuloni dhe e pastroni atë në një farë mënyre. Vizatimi dhe aktivitetet krijuese në këtë studio janë mënyra e çlirimit nga brenda jashtë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: FOX Book Café




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Todor Galev

Bullgarët janë ndër më të ndjeshmit ndaj dezinformatave dhe konspiracioneve në Evropë

Pothuajse dy të tretat e bullgarëve besojnë në teoritë e konspiracionit, tha për BNR Todor Galev nga Qendra për Studimin e Demokracisë në bazë të një sondazhi ekspres të opinionit publik, i cili do të prezantohet sot. Shumica e njerëzve..

botuar më 24-06-06 9.46.PD

Për cilën Evropë ëndërrojnë dhe do të votojnë të rinjtë në vendin tonë?

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet për deputetë në Parlamentin e 10-të Europian, si dhe për përfaqësues në Asamblenë e 50-të Kombëtare në vendin tonë. Fundi i fushatave zgjedhore është gjithashtu afër - koha kur kandidatët për pushtet..

botuar më 24-06-05 5.20.MD
Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski

Universiteti I Sofjes mbetet ndër 750 institucionet më të mira të arsimit të lartë në botë

Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski" (SU) është në vendet 741-750 në renditjen e universiteteve më prestigjioze në botë QS World University Rankingspër vitin 2024. SU është përfshirë në renditje që nga viti 2014. Renditja e këtij viti përfshin..

botuar më 24-06-05 9.26.PD