Në Maqedoninë e Veriut ka 3500 bullgarë, tha ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Shifra u kundërshtua nga eurodeputetët bullgarë. Ata ngritën çështjen e keqtrajtimit të bullgarëve maqedonas në ish-republikën jugosllave.
"Ne e dimë se edhe sot mbi 120 000 qytetarë maqedonas kanë nënshtetësi bullgare bazuar në origjinën e tyre etnike bullgare," tha Andrej Kovaçev. Ai i quajti “të paprecedentë” akuzat e prokurorisë së Maqedonisë së Veriut ndaj kryetarëve të klubeve bullgare në Ohër dhe Manastir, se ato nxisin urrejtje. Qëllimi ynë kryesor është tejkalimi i të gjitha këtyre problemeve që vijnë nga e kaluara dhe anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE, theksoi Kovaçev.
Osmani siguroi se bullgarët do të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..
Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...
Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të..