Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor e ka ndërprerë seancën mbrëmë vonë për procedurën për lirimin e parakohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev, e cila zgjati më shumë se 13 orë. Ministri i Drejtësisë Atanas Sllavov para gazetarëve theksoi se shtyrja është për shkak të respektimit të së drejtës së mbrojtjes dhe kërkesave për një afat të arsyeshëm në të cilin Prokurori i Përgjithshëm mund të njoftohet me provat e procedurës. Procedura filloi pas propozimit të katër anëtarëve të Kolegjit Prokurorial të Këshillit të Lartë Gjyqësor në lidhje me dëmtimin e prestigjin e gjyqësorit, për shkak të fjalëve të Geshev, ku ai përdori shprehjen “plehra politike”. Mbledhja e radhës për procedurën për largimin e Ivan Geshev do të mbahet të hënën, më 12 qershor, në orën 09:00.
Sot u nënshkrua një memorandum për të përmirësuar ndërveprimin midis industrisë bullgare të mbrojtjes dhe pushtetit ekzekutiv. Dokumenti negocion një lloj të ri partneriteti duke përmirësuar komunikimin dhe duke shkurtuar distancën midis tyre...
Protestat në Bullgari në mbështetje të kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev po vazhdojnë. Sonte nga Varna ato do të zhvendosen në Sofje dhe katër qytete të tjera evropiane - Berlin, Munih, Bruksel dhe Londër. Aksione proteste do të..
Ministrja e financave, Temenuzhka Petkova, njoftoi se pritet që Bullgaria të përmbushë kriterin për inflacionin në eurozonën edhe në qershor. Ajo theksoi se për qershor treguesi mujor është 0.4% krahasuar me majin, kur inflacioni ishte zero. Që nga..
Nxënës, mësues dhe studentë nga institucionet arsimore bullgare jashtë vendit morën pjesë në Seminarin Veror mbi Gjuhën dhe Kulturën Bullgare në..
Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmë para Gjykatës në Sofje për të protestuar duke kërkuar drejtësi të pavarur dhe në mbrojtje të kryetarit të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C. Në Sofje do të jetë 14°C. Gjatë ditës do të kalojë një front i ftohtë atmosferik..