Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor me 8 vota “pro” dhe 1 “kundër” zgjodhi Borisllav Sarafov për ushtrues detyre të Prokurorit të Përgjithshëm. Pllamen Najdenov votoi "kundër". Borisllav Sarafov, Desisllava Pironeva dhe Daniella Masheva ranë dakord me telefon të jenë ushtrues detyre. Sarafov dhe Pironeva madje u paraqitën personalisht në këshill.
"Jam thellësisht i bindur se Prokuroria duhet të fillojë reformat përkatëse. Ju falënderoj nga zemra, por jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë me të cilën jam ngarkuar", tha Sarafov pas zgjedhjeve. Para zgjedhjes së Sarafovit, i cili është edhe shef i Shërbimit Hetimor Kombëtar, zëvendësprokurorja e përgjithshme Pllamena Cvetanova dha dorëheqjen dhe kërkoi që të lirohet nga detyra.
Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Kasacionit brenda 14 ditëve, por ekzekutimi nuk pezullohet në rast apelimi.Kontroll i shtuar në arteriet kryesore rrugore, sanksione më të rrepta për shkelësit dhe organizim më i mirë i trafikut gjatë muajve të verës – këtë e urdhëroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në..
Niveli i ulët i lumit Danub po e vështirëson lundrimin në pjesën bullgare të lumit. Janë formuar dy pragje të rrezikshme, bëri të ditur për BTA drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Kërkime dhe Mirëmbajtje të Lumit Danub në Ruse, Ivelin Zanev...
Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Ukraina dhe Moldavia, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare. Në..
Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike,..
Dita para votimit të tretë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov, i paraqitur nga “Vëzrazhdane” dhe i motivuar me “dështimin e..
Presioni migrator dhe orvatjet për kalim të paligjshëm nëpër kufirin bullgaro-turk janë në rënie, deklaroi para gazetarëve ministri i punëve të..