Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor me 8 vota “pro” dhe 1 “kundër” zgjodhi Borisllav Sarafov për ushtrues detyre të Prokurorit të Përgjithshëm. Pllamen Najdenov votoi "kundër". Borisllav Sarafov, Desisllava Pironeva dhe Daniella Masheva ranë dakord me telefon të jenë ushtrues detyre. Sarafov dhe Pironeva madje u paraqitën personalisht në këshill.
"Jam thellësisht i bindur se Prokuroria duhet të fillojë reformat përkatëse. Ju falënderoj nga zemra, por jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë me të cilën jam ngarkuar", tha Sarafov pas zgjedhjeve. Para zgjedhjes së Sarafovit, i cili është edhe shef i Shërbimit Hetimor Kombëtar, zëvendësprokurorja e përgjithshme Pllamena Cvetanova dha dorëheqjen dhe kërkoi që të lirohet nga detyra.
Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Kasacionit brenda 14 ditëve, por ekzekutimi nuk pezullohet në rast apelimi.Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani..
Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" është riemëruar në "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë". Emri i grupit të deputetëve besnikë të Ahmed Dogan është regjistruar zyrtarisht në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare. Ndryshimi..
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 22°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës, vranësirat nga verilindja do të ulen, por mbi..