Kryeministri Nikollaj Denkov së shpejti do të vizitojë Austrinë. Kjo marrëveshje u arrit mes tij dhe kancelarit austriak Karl Nehammer në lidhje me veton e vendit për pranimin e Bullgarisë në Shengen. Këtë e bëri të ditur Denkov para gazetarëve pas përfundimit të takimit të liderëve evropianë në Bruksel. Ai foli edhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, i cili u shpreh se është më i prirë, por theksoi se Bullgaria duhet t'i kapërcejë mosmarrëveshjet me Austrinë. “Për të janë më të rëndësishme raportet që presim nga KE-ja, kështu që, sipas fjalëve të tij – nuk ka nevojë për vizita për momentin, le të dalë raporti, të shohim se çfarë është shkruar në të, shpresoj se e keni kryer punën në aspektin e miratimit të ligjeve”, theksoi Denkov. Informacioni vjen nga korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..