Në Sofje u prezantua libri “Bimët mjekësore” - vepër e Qendrës Kërkimore Shkencore “Enciklopedia Bullgare” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në të lexuesit mund të gjejnë informacion për më shumë se 270 bimë të përhapura në trojet tona dhe të përdorura prej shekujsh në mjekësinë popullore.
Enciklopedia është е orientuar te një gamë të gjerë njerëzish - nga adhuruesit e bimëve deri te specialistët, prandaj informacioni në të paraqitet në një gjuhë të arritshme. Mund të jetë një referencë e vlefshme për mjekët dhe farmacistët, si dhe një ndihmës praktik për çdo pacient, falë recetave të sprovuara.
Libri ofron njohuri bazë për bimët mjekësore, për substancat biologjikisht aktive që përmbajnë ato, për shenjat dalluese me të cilat ato mund të njihen lehtësisht. Ai gjithashtu përmban këshilla për mbledhjen, tharjen dhe ruajtjen e bimëve, si dhe receta për përdorim në shtëpi. Dhe për ta shijuar këtë pasuri natyrore në të ardhmen, ka informacione se si të kujdesemi dhe të ruajmë atë.
“Bullgaria është në vendin e parë në Evropë dhe ndër të parat në botë në eksportin e bimëve mjekësore – tha për BNR Viktorija Llazova, drejtoreshë e qendrës kërkimore shkencore. – Gjysma e tyre kultivohen, d.m.th. rriten qëllimisht nga njeriu. Vërtet vendi ynë është shumë i pasur me bimë mjekësore, por interesante është se shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë specie të reja.”
Sipas Dr. Radka Josifova, kryeredaktore shkencore e enciklopedisë, interesi për bimët mjekësore në vendin tonë dhe në plan ndërkombëtar është në rritje dhe ato përdoren gjithnjë e më shumë në trajtimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve në mënyrë të pavarur ose si shtesë e terapisë konvencionale. Interes të shtuar po shfaqin edhe kërkuesit e “zakonshëm” të ajrit të pastër, ushqimit të shëndetshëm dhe ilaçeve nga kurra natyrale.
“Interesimi është vërtet i madh tek njerëzit në Bullgari – thekson edhe Viktorija Llazova. - Sot flitet gjithnjë e më shumë për të jetuarit në harmoni me natyrën dhe bimët mjekësore janë pjesë e këtij kuptimi, sepse ato janë një ilaç që mund ta përdorim për një kohë të gjatë në shtëpi dhe pa dëmtuar organizmin tonë. Sidomos për këtë qëllim – për ta bërë të aksesueshme për lexuesin masiv, nuk kemi përfshirë në libër barishte shumë të forta që duhen marrë me recetë të mjekut.”
Edhe pse relativisht e re në tregun e librit, enciklopedia është shumë e kërkuar, që do të thotë se njerëzit u besojnë autoriteteve në këtë fushë.
Mendoj se bullgarit i intereson jo vetëm të ashtuquajturat recetat e gjyshes – shton Viktorija Llazova. – Sigurisht që në librin tonë janë përfshirë edhe recetat e gjyshes – ato që u testuan në praktikë dhe aplikohen prej shekujsh. Mirëpo, bullgarit i interesojnë edhe informacionet më të fundit shkencore, të publikuara në enciklopedi – çfarë janë barishtet, cila është përbërja e tyre.”
Lexoni më shumë për barnat dhe kur janë më shëruese sipas përfytyrimeve popullore bullgare:
Teksti: Diana Cankova (sipas intervistës së Veselina Millanova nga programi “Horizont” i BNR)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, BТА
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..