Më 20 korrik, Kisha Ortodokse nderon Shën Profetin Ilia, i konsideruar si një nga tre profetët e mëdhenj të Dhiatës së Vjetër së bashku me Moisiun dhe Shën Gjon Pararendësin. Në ditën e sotme bullgarët festojnë edhe përvjetorin e Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903. Në Maqedoninë e Veriut festimi është më 2 gusht sipas kalendarit julian.
Me deklarata nga foltorja e Kuvendit Popullor, deputetët kremtuan 120 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit të Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase Edranase kundër sundimit osman.
"Ideja kombëtare bullgare sot ka një dimension të ri dhe është shumë e qartë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, pas 200 vitesh ndarje, duhet të jenë pjesë e një zone gjeopolitike dhe qytetëruese. Dhe shteti bullgar ka bërë përpjekje të vazhdueshme në këtë drejtim gjatë 30 viteve të fundit. Kjo është pjesë e identitetit tonë. Nuk ka nevojë, siç ishte 100 vjet më parë, të përpiqemi të zgjidhim problemin me forcë, mjafton të hiqet kufiri midis dy shteteve tona”, tha në parlament deputeti nga partia GERB Toma Bikov.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..