Ministri i mbrojtjes Todor Tagarev u takua me ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut Agneza Rusi Popovska, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Të dy u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin e mirë dhe dialogun intensiv politik në fushën e mbrojtjes, si në baza dypalëshe, ashtu edhe brenda NATO-s. Në fokus të bisedës së tyre ishte kontributi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në masat për forcimin e krahut lindor përmes pjesëmarrjes në Grupin e Betejës Shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari me shtetin kuadër të Italisë, zhvillimin e ardhshëm të grupit të betejës në nivel brigade, si dhe lidhjet e transportit. Tagarev shprehu mbështetje për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e zotimeve dhe theksoi rëndësinë e saj jo vetëm për bashkëpunimin tonë dypalësh, por edhe për sigurinë dhe zhvillimin e të gjithë rajonit.
Pak ditë më parë, ministri i mbrojtjes diskutoi për rreziqet e sigurisë në Detin e Zi me kolegët e tij rumunë dhe ukrainas Angel Talvar dhe Oleksij Reznikov dhe me ambasadorët e Holandës në Bullgari, Simon van der Borgh dhe të Turqisë, Aileen Sekizkök.Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..