Stefan Illçev është një këngëtar i cili ndihet njëlloj mirë si në skenën operistike, ashtu edhe në skenën e estradës. Megjithëse u diplomua për këndim operistik në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov" në Sofje, ai fitoi popullaritet kryesisht si një artist pop. Kohët e fundit, Stefan Illçev po i përmirëson aftësitë e tij muzikore në Milano të Italisë, por shpesh kthehet në Bullgari për të zhvilluar turneun e tij të parë kombëtar.
Turneu filloi në vendlindjen e tij Burgas më 20 qershor, kaloi me sukses në Varna, Veliko Tërnovo, Stara Zagora dhe Plovdiv dhe do të përfundojë me një koncert në Sofje - në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës më 7 tetor.
Në të, këngëtari do të tregojë respektin e tij të madh ndaj muzikës bullgare, duke prezantuar në një mënyrë të tij origjinale disa nga hitet më të njohura të artistëve tanë. Sigurisht që do të interpretojë edhe këngët e tij, të cilat i kanë sjellë dashurinë e publikut ndër vite. Një prej tyre është "Loja" me muzikë dhe aranzhim të Magomed Aliev - Maga, teksti është i Dobromir Banevit.Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet..
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe..