Stefan Illçev është një këngëtar i cili ndihet njëlloj mirë si në skenën operistike, ashtu edhe në skenën e estradës. Megjithëse u diplomua për këndim operistik në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov" në Sofje, ai fitoi popullaritet kryesisht si një artist pop. Kohët e fundit, Stefan Illçev po i përmirëson aftësitë e tij muzikore në Milano të Italisë, por shpesh kthehet në Bullgari për të zhvilluar turneun e tij të parë kombëtar.
Turneu filloi në vendlindjen e tij Burgas më 20 qershor, kaloi me sukses në Varna, Veliko Tërnovo, Stara Zagora dhe Plovdiv dhe do të përfundojë me një koncert në Sofje - në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës më 7 tetor.
Në të, këngëtari do të tregojë respektin e tij të madh ndaj muzikës bullgare, duke prezantuar në një mënyrë të tij origjinale disa nga hitet më të njohura të artistëve tanë. Sigurisht që do të interpretojë edhe këngët e tij, të cilat i kanë sjellë dashurinë e publikut ndër vite. Një prej tyre është "Loja" me muzikë dhe aranzhim të Magomed Aliev - Maga, teksti është i Dobromir Banevit.Më shumë për Emanuill Manollovin mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë : 155 vjet nga lindja e atit të operës bullgare Emanuill Manollov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto : Wikimedia Commons, Dimitër..
Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes dhe pedagoges vokale Neli Andreeva dhe dirigjentit, kompozitorit, aranzhuesit dhe instrumentistit..
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet..
Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv,..
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe..