Stanisllav Sllanev - Stenli është ndër autorët dhe interpretuesit më domethënës, të njohur dhe të dashur. Rruga e tij në muzikën bullgare është e ndritshme dhe zgjat më se katër dekada. Duke mbrojtur stilin e tij karakteristik, Stenlei nuk ndalet kurrë së kërkuari një tingëllim të ri. Më 22 nëntor, ai del në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje për një koncert special "Elektro".
Përveç grupit të muzikantëve me të cilët Stenli punon vitet e fundit, atij do t'i bashkohen edhe të ftuarit: Ljubo Kirov, Hristo Mutafçiev, B.T.R., Tangra, D2 dhe Jeremy?.
Spektakli audio-vizual do të prezantojë jo vetëm hitet e tij më të mëdha, por edhe të rejat, përfshirë këngë të pa publikuara. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë këngën më të re "Dje", e cila është fryt i bashkëpunimit të këngëtarit me krijuesin e poezisë rok Aleksandër Petrov. Stenli është jo vetëm interpretues, por edhe kompozitor i muzikës së këngës.
"Dje" do të jetë një nga këngët e albumit të ri të Stenli, për të cilin muzikanti është duke punuar dhe premierën e të cilit po e presin me padurim të gjithë adhuruesit të muzikës së tij.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Stanisllav Sllanev - StenliJavët Muzikore të Sofjes janë një nga forumet kulturore më jetëgjata dhe të afirmuara në Bullgari. Pavarësisht vështirësive të shumta në historinë e tij mbi 50-vjeçare, festivali vazhdon të gëzojë interesin e mijëra dashamirësve të muzikës klasike nga e..
Tradicionalisht, më 24 maj – Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe e letërsisë sllave, festohet në Romë, ku vepra e mësuesve të parë sllavë mori bekimin e Papës Adrian. Në përbërjen e..
Innerglow - grupi rok, muzika e të cilit përzien tingujt elektronikë me instrumente live, prezanton këngën e tyre të re "Njeriu i Shpikur". Në të merr pjesë edhe Svilen Noev, vokalisti i njohur i grupit Ostava. Djemtë nga Innerglow janë fansa të..
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i..