Ministrja e jashtme Maria Gabriel bëri thirrje për përmbajtje në komentet për shanset e Bullgarisë për të hyrë në Shengen pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Holandë. “Le të krijohet një qeveri, nuk angazhohem për një datë për hyrjen në Shengen”, tha ajo për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/. "Argumentet janë politike, ekonomike, ka fakte të qarta. Bullgaria sigurisht që ruan kufirin e jashtëm të BE-së. Ne nuk po lutemi për asgjë, Bullgaria mbron pozicionin dhe vendin e saj", shpjegoi ministrja.
Lidhur me anijen e rrëmbyer nga husët jemenas me kapitenë bullgarë në bord, Gabriel deklaroi: "Që nga dita e parë kemi informacion. Në këtë fazë, e vetmja gjë që mund të them, sepse në raste të tilla është e rëndësishme të jemi diskretë, është që ne jemi në kontakt dhe koordinim të nevojshëm me institucionet përkatëse. Ne do të bëjmë gjithçka që bashkatdhetarët tanë të kthehen shëndoshë e mirë në Bullgari”.Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..