Nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar "Imer  Mata" në fshatin Zapod të rrethit të Kukësit morën dhurata për Vitin e Ri  nga Ambasada Bullgare në Shqipëri - njofton Shoqata "Bullgarët në  Shqipëri" me kryetar Ahmet Bala. U bë traditë dhënia e dhuratave për  fëmijët në fundvit, gjë për të cilën u janë mirënjohës mësuesit dhe prindërit,  thuhet në njoftim. Fëmijët u larguan me çanta shpine plot me gjëra të mira, ëmbëlsira  dhe sende të dobishme të shënuara me simbole bullgare.

“I jemi pafundësisht mirënjohës Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri për donacionet e vazhdueshme për shkollën tonë”- shkruan në faqen e tyre në Facebook dhe nga Shkolla “Imer Mata”.

Kujtojmë se në muajin shtator në të njëjtën shkollë u hap edhe salla e parë e shkollore kompjuterike në të gjithë rajonin e Gorës së Kukësit. Pas idesë qëndrojnë përpjekjet e disa donatorëve bullgarë, Shoqatës Bullgare "Nasha Gora" dhe Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë.

Më shumë foto dhe video nga atmosfera në shkollë pas dorëzimit të dhuratave për Vitin e Ri nga pala bullgare mund të shihni nga publikimi në faqen e Facebook-ut të Shkollës "Imer Mata" KËTU.
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..