Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Bekimit të Ujit

Për herë të parë në ujërat e akullta të lumit Ogosta do të ketë një valle të meshkujve

Foto: montana.bg

Për më shumë se 20 vjet në qytetin Montana, ka një traditë më 6 janar. Njerëzit  shkojnë në Parkun “Montanenzium”, ku ekziston një liqen artificial, i përshtatshëm për kryerjen e ritualit ortodoks të quajtur "Shpëtimi i Kryqit të Shenjtë" Ditën e Theofanisë. Të pasionuarit për t'u zhytur në ujërat e akullta të liqenit të parkut zakonisht nuk janë më shumë se 20 banorë të qytetit. Këtë vit, megjithatë, rituali kishtar do të tërheqë shumë më tepër adhurues të traditës nga Veriperëndimi. Ritit të shenjtërimit të ujit dhe shpëtimit të Kryqit të Zotit në Montana i shtohet një element i ri popullor, pikërisht një valle mashkullore, si ajo që tërheq shumë mysafirë çdo vit në qytetin malor Kalofer.

Kryqi në Montana do të hidhet në ujërat e akullta të lumit Ogosta, i ciliprej kohe është një emblemë për vendasit. Ajo është gjithashtu e përgatitur për të "pritur" guximtarët në Ditën e Bekimit të Ujit. Iniciativa për vallen e burrave Ditën e Theofanisë i përket Shoqatës "Fillimi i ri BG 2020" dhe grupit të vallëzimit "Radost" - sqaron për Radio Bullgarinë Neli Vasileva, kryeeksperte në Komunën e Montanës. Ajo sqaroi se ideja e valles mbështetet nga Bashkia dhe Mitropolia e Vidinit:

Ura e Këmbësorëve mbi lumin Ogosta në Montana

"Lumi është i sigurt, vendi për vallen u zgjodh me kujdes. U caktua që burrat të hedhin vallen e tyre më 6 janar pranë Urës së Këmbësorëve mbi lumin Ogosta. Aty pranë ka edhe një livadhe të madhe, ku njerëzit mund të mblidhen dhe festa të vazhdojë. Rituali i Bekimit të Madh të Ujit do të kryhet nga Arkimandriti Antim dhe priftërinj nga qyteti Montana. Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në ritualin e shpëtimit të Kryqit, fillimisht do të puthin atë, do të spërkatet me ujë të shenjtëruar dhe vetëm atëherë do të hidhen në lumë. Ai që kap simbolin e shenjtë do të marrë gjithashtu një shpërblim monetar nga bashkia dhe do të udhëheqë vallen, e cila më pas do të dridhet nën shoqërimin e një bande tunxhi. Meqenëse jemi në Veriperëndim, festa nuk mund të kalojë pa muzikë frymore. Përveç kësaj, burrat që kërcejnë në lumë do të mbajnë me vete një flamur kombëtar prej dhjetë metrash.”

Numri i guximtarëve që dëshirojnë të hidhen në ujërat e akullta të lumit do të bëhet i qartë pak para kryerjes së ritualit, por të paktën 20 persona nga formacioni i kërcimit tashmë shprehën dëshirën për të marrë pjesë. Një tjetër kërkesë e veçantë këtë vit është që të gjithë ata që do të kërcejnë për Kryqin Ditën e Bekimit të Ujit në Montana të jenë të veshur me kostume kombëtare ose të paktën të kenë një element të kostumit, si brez, jelek apo thjesht një këmishë. Sipas priftërinjve kështu besimtarët do të duken më mirë kur kryejnë ritualin. “Vallja e meshkujve nuk është tipike për rajonin tonë. Një traditë e tillë nuk ka ekzistuar kurrë dhe prandaj deri më tani nuk ka pasur vallëzim të ngjashëm meshkujsh në Montana”, tha në përfundim Neli Vasileva.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: montana.bg, rmtv.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD