“Krahët” – kështu quhet kënga e re e violinistes Bojana Zareva dhe këngëtares Silsila Mahbub nga Afganistani. Muzika dhe teksti janë të Bojanës, dhe përkthimi i përshtatur në farsi (persisht) dhe hyrja në fillim të këngës janë nga Silsila. Të dy u njohën disa vite më parë në një tjetër projekt të përbashkët dhe më pas vendosën që të krijonin një këngë së bashku. Mesazhi që duan të përcjellin është ideja e vazhdimësisë mes kulturave dhe feve të ndryshme.
Silsila, e cila erdhi nga Afganistani si refugjate në Bullgari dhe qëndroi këtu për të punuar, krijuar dhe zhvilluar, ishte e përfshirë në regjistrimet dhe në procesin krijues që në fillim. Në ekzekutimin e muzikës do të dëgjoni edhe Asen Marinov (kitarë), si dhe instrumentin ekzotik me goditje bendiri interpretuar nga Anita
Nejçeva. Fyelli dhe bansuri u regjistruan nga Hristijan Georgiev nga grupi Oratnica.
Pamjet në video janë xhiruar në Pllana Pllanina, pranë kishës “Shën Qipriani”, nga kameramani dhe regjisori Nikollaj Barov. Vepër e tij janë edhe animacionet në klip.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...