Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev" në qytetin Plovdiv.
Aktiviteti mblodhi së bashku njohës të folklorit vendas nga afër dhe nga larg. Bullgarë, amerikanë, japonezë, disa prej tyre kaluan qindra kilometra për të takuar profesor Andonovin dhe për të marrë pjesë në klasën e tij”, shkruan në Facebook organizaorët e veprimtarisë nga
Shkolla Bullgare “Hristo Botev” në Nju Jork. Sipas një tradite të vjetër bullgare, Prof. Andonov u prit me një bukë rituale dhe një përshëndetje të veçantë nga nxënësit e grupit të vallëzimit pranë shkollës. Së bashku me Prof. Andonov, pjesëmarrësit në seminar mësuan 8 valle bullgare me vështirësi të ndryshme nga disa rajone folklorike të Bullgarisë.
“Buzëqeshjet në fytyrat e pjesëmarrësve na mjaftuan për të kuptuar se magjia e kërcimit kënaq, emocionon, bashkon dhe mbi të gjitha na kujton se Bullgaria jeton në zemrat tona!” - vërejnë organizatorët.
Foto: Shkolla Bullgare "Hristo Botev" - Nju JorkNë jug nga Ivajllovgrad hasim një nga vendet më të çuditshme në Bullgari – mirë se vini në Mandricë! I themeluar në shekullin e 17-të nga të shpërngulurit shqiptarë, ky fshat i vogël në Rodope ka ruajtur jo vetëm gjuhën, por edhe ndërtesat e larta..
Shoqata Arkeologjike Bullgare “Ivan Venedikov” i dërgoi një qëndrim Patrikut Daniill në lidhje me thirrjen e tij publike për ndërprerjen e traditës së vallëzimit mbi prush të quajtur nestinarstvo , njoftoi gazetarja e BNR-së Maria Fileva. "Zoti..
Më 23, 24 dhe 25 maj, në sheshin “Svoboda” nëqytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore) do të mbahet një Festival i Zanateve dhe Arteve. Artistë nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në të, duke prezantuar traditat dhe kulturën bullgare. Së bashku..
Nga 26 deri më 29 qershor, Bellogradçik mirëpret festivalin e parë të dedikuar pjatës tradicionale "bell muzh" (бел муж). Ky delikates autentik është..