Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev" në qytetin Plovdiv.
Aktiviteti mblodhi së bashku njohës të folklorit vendas nga afër dhe nga larg. Bullgarë, amerikanë, japonezë, disa prej tyre kaluan qindra kilometra për të takuar profesor Andonovin dhe për të marrë pjesë në klasën e tij”, shkruan në Facebook organizaorët e veprimtarisë nga
Shkolla Bullgare “Hristo Botev” në Nju Jork. Sipas një tradite të vjetër bullgare, Prof. Andonov u prit me një bukë rituale dhe një përshëndetje të veçantë nga nxënësit e grupit të vallëzimit pranë shkollës. Së bashku me Prof. Andonov, pjesëmarrësit në seminar mësuan 8 valle bullgare me vështirësi të ndryshme nga disa rajone folklorike të Bullgarisë.
“Buzëqeshjet në fytyrat e pjesëmarrësve na mjaftuan për të kuptuar se magjia e kërcimit kënaq, emocionon, bashkon dhe mbi të gjitha na kujton se Bullgaria jeton në zemrat tona!” - vërejnë organizatorët.
Foto: Shkolla Bullgare "Hristo Botev" - Nju JorkNë rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..