Edhe këtë vit, Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) mirëpret pranverën me koncertin e tij tradicional kushtuar kësaj stine. Më 24 mars, të dielën, në sallën "Bëllgaria" koristët do të interpretojnë vepra të kompozitorëve bullgarë, si dhe vepra klasike dhe bashkëkohore. Programi i larmishëm përfshin si këngë fetare afrikano-amerikane ashtu edhe këngë tradicionale hebraike. Posaçërisht me kërkesë të publikut do të interpretohet "Rapsodia Boheme" i grupit Queen, me muzikë të Fredi Merkjuri, me aranzhim të Veselin Karaatanasov.
Bashkë me këngëtarët e rinj të Korit të Fëmijëve pranë Radios me dirigjente Venecia Karamanova, në skenë do të jenë edhe interpretues të ftuar nga gjenerata të ndryshme: këngëtarët yje nga Kuarteti EVA, koristët dhe solistët e njohur prej kohësh të Korit të Radios për Fëmijë Demetra-Anxhalika (marimba) dhe Antonia Mirçeva (flaut), si dhe nxënësit e talentuar nga Shkolla Muzikore Kombëtare "Ljubomir Pipkov" Marina Mravova (piano) dhe Cvetomir Radev (klarinetë).
Mbetemi në një humor festiv pranveror me një nga këngët në repertorin e Korit të Fëmijëve të BNR-së - "Kalo, e dashura" të kompozitorit dhe dirigjent të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së Dimitër Hristov. Dirigjentе është Venecia Karamanova, solist - Kuarteti EVA.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i Radios Bullgare. Në thelb të përbërjes ishte grupi i njohur nga Ugërçini, i udhëhequr nga Cvjatko..
Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën midis xhazit dhe folklorit, kryesisht bullgar. Pianisti Boris Petkov aranzhon si këngë popullore..
Dy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti", përveçse janë interpretues, ata janë edhe autorë të muzikës dhe tekstit, aranzhimi është nga Todor...
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i..