Kryeministri në detyrë dhe ministri i punëve të brendshme duhet të dëgjohen në Kuvendin Popullor për arsyet e rritjes së shkallës së mbrojtjes së kryetarit të GERB-it, Bojko Borisov. Për këtë do të insistojë grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), u bë e qartë pas konsultimeve me forcat politike tek presidenti Rumen Radev.
“Për momentin është në proces fillimi i procedurës për formimin e qeverisë, mandatari është GERB dhe në të njëjtën kohë në hapësirën publike po shfaqen foto të snajperëve që kanë zbritur në gardhin e zotit Borisov në Bankja. Këtë ua tha gazetarëve bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" dhe ish-drejtori i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare Atanas Atanasov. Ai pyeti nëse dikush dëshiron të ndërhyjë në këtë proces, duke cenuar sigurinë e kryetarit të partisë mandatare.
Atanas Atanasov gjithashtu tha se fotografitë janë autentike dhe janë bërë javën e kaluar. Nga ana e tij, kreu i shtetit ka deklaruar se për këtë temë do të diskutojë me shërbimet e sigurisë.Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..